Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë përfituesish, sipas përcaktimeve të Rregullores së BQK-së për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.
Sipas njoftimit të BQK-së, Rregullorja përcakton se për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, nuk do të kenë tarifë – do të janë falas nga 1 janari 2024.
Për kategoritë tjera, bankat do të ofrojnë shërbimet e përcaktuara me një tarifë të arsyeshme mujore jo më e lartë se 0.12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Kosovë, publikuar më së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Procesi i konvertimit të llogarive rrjedhëse me shërbime bazike, sipas kushteve të rregullores, si dhe hapjes së atyre të reja është proces në vijim që nuk ka afat të përfundimit, ndaj BQK u bën thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën që të hapin llogari bankare në çdo bankë, duke përfituar nga rregullorja për llogari bazike, ku për grupet e cenueshme llogaria bankare është falas ose për grupet tjera, me tarifa të arsyeshme.
Në kuadër të një qasje proaktive, me qëllim të lehtësimit të procesit dhe reduktimit të barrës për qytetarin, për të gjithë ata që tashmë kanë një llogari bankare dhe plotësojnë kriteret për llogari bazike, BQK me vetë-iniciativë ka zhvilluar veglën teknike të verifikimit online nga çdo bankë në regjistrin e llogarive bankare të BQK-së.
Kjo mundëson që banka të verifikojë lehtësisht dhe aty për aty nëse një qytetar ka ose jo llogari tjetër bankare, që mundëson konvertimin me efikas në llogari bazike, sipas kritereve të përcaktuara.
BQK si pjesë e objektivave të saj strategjike është e përkushtuar që të rrisë qasjen në financa dhe konkurrencën e sistemit financiar dhe me vendimet e saj që të kalojë nga llogaria bankare në konceptin e llogarisë se pagesave.
Llogaria e pagesave mund të ofrohet edhe nga institucionet jo-bankare, që me ndryshimet e reja rregullative do të kenë IBAN të dedikuar dhe të gjithë qytetarët do të mund të pranojnë pagesa.
Me draft-ligjin i ri për sistemin e pagesave, që është në proces të finalizimit, edhe institucionet financiare jo-bankare do të kenë të drejtë qasje në sistemin e kliringut të pagesave me vlerë të vogël, në kuadër të Sistemit Kombëtar të Pagesave, duke iu mundësuar të jenë konkurrues dhe efektiv në procesin e qarkullimit të pagesave në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur