LAJMI I FUNDIT:

BQK-ja miraton Rregulloren e re për Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Kosovës

BQK-ja miraton Rregulloren e re për Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njofton se ka miratuar ndryshimet në Rregulloren për Sistemin e Pagesave Ndërbankare (KIPS).

Sipas njoftimit të BQK-së, këto ndryshime janë bërë për të rritur efikasitetin e shërbimit të pagesave.


“Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar ndryshimet e Rregullores për Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Kosovës (KIPS), me qëllim të rritjes së efikasitetit të shërbimeve të pagesave, si dhe reflektimit të synimit për zgjerimin e sistemit me institucione tjera të pagesave dhe parave elektronike, kur të krijohen kushtet”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

BQK-ja shton se kjo është bërë me qëllim të nxitjes dhe ruajtjes të një sistemi të sigurt të pagesave.

“Këto ndryshime janë pjesë e veprimeve që Banka Qendrore e Kosovës ka planifikuar në kuadër të një prej objektivave kryesore të saj për nxitjen dhe ruajtjen e një sistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave, të cilat pritet të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve të pagesave”, përfundon BQK-ja. /Telegrafi/