Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një takim me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve.

Sipas njoftimit të BQK-së, ky bashkëpunim do të do të vazhdojë në të ardhmen, sidomos në sektorin financiar.

“Në frymën e bashkëpunimit, duke u bazuar në mandatet ligjore që kanë të dy institucionet, në këtë takim u diskutua avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit. Guvernatori Mehmeti falënderoi Avokatin e Popullit, Jashari për bashkëpunimin mes dy institucioneve me zotimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen, si dhe e informoi për zhvillimet, aktivitetet dhe angazhimet e BQK-së dhe të sektorit financiar në përgjithësi. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari vlerësoi lart sukseset e arritura në sektorin financiar dhe konfirmoi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/