LAJMI I FUNDIT:

BQE-ja rrit normat e interesit, inflacioni vazhdon të jetë i lartë

BQE-ja rrit normat e interesit, inflacioni vazhdon të jetë i lartë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) njofton se ka rritur normat e interesit me 25 pikë bazë kundër presioneve të larta të inflacionit.

Sipas BQE-së, perspektiva e inflacionit vazhdon të jetë “shumë e lartë për kohë shumë të gjatë”.


Norma e operacioneve kryesore të ri-financimit, si dhe normat e kredisë margjinale dhe të kredisë për depozitat u rritën përkatësisht në 3.75 për qind dhe 3.25 për qind.

BQE-ja gjithashtu njoftoi se Programi i Blerjes së Aseteve (APP) është në rënie, duke shtuar se deri në fund të qershorit “rënia mesatarisht do të arrijë në 15 miliardë euro në muaj”.

“Këshilli Drejtues pret që të ndërpresë ri-investimet në kuadër të APP-së deri në muajin korrik 2023”, njofton BQE. /Telegrafi/