LAJMI I FUNDIT:

BPB sjell inovacionin e fundit në pagesat ndërkombëtare – Global Payment Innovation (GPI)

BPB sjell inovacionin e fundit në pagesat ndërkombëtare – Global Payment Innovation (GPI)

Banka për Biznes e shpallur nga The Banker si banka më e mirë e vitit 2019, ka njoftuar se është banka e parë në Kosovë dhe rajon e cila ofron inovacionin e fundit për procesimin e pagesave ndërkombëtare të promovuar nga SWIFT – Global Payment Innovation (GPI).

Shërbimi i ri që u ofrohet klientëve është duke u përdorur momentalisht vetëm në disa nga bankat më të mëdha në tregjet e rëndësishme botërore, ndërsa në tregun tonë do të vijë për herë të parë dhe ekskluzivisht nga BPB.


“Ky inovacion, sjell transparencë të plotë në aplikimin e shpenzimeve të transfereve, ofron rritje të shpejtësisë së procesimit dhe mundësi të gjurmimit të transferit deri tek banka përfituese” ka thënë Arton Celina, kryeshef ekzekutiv në BPB.

Kjo risi bënë që Banka për Biznes të jetë e vetmja bankë në vend e rajon të ofrojë transparencë të plotë për secilin shpenzim të transfereve që aplikohet nga secila bankë deri sa transferi të arrij në destinimin e synuar nga klienti, kohë të procesimit të pagesave të monitorueshme dhe më të shpejtë e siguri të plotë.

Artikull i sponsorizuar
Artikull i sponzorizuar