Banka më e suksesshme vendore, BPB ka njoftuar se së fundmi ka bërë një donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.
BPB ka dhuruar pako me ushqimet esenciale për SOS Fshatrat e Fëmijëve, për t’ia lehtësuar organizatës kushtuar fëmijëve mbështetjen dhe kujdesin qe ata u japin banorëve të saj në këtë periudhë të vështirë, kur kujdesi për fëmijët është edhe më i nevojshëm.
Në pakot e dhuruara nga BPB janë përfshirë ushqimet më esenciale, sikurse vaj, miell, sheqer dhe ushqime tjera të nevojshme për banorët e SOS Fshatrave.
“Të gjithë jemi duke kaluar nëpër një kohë të vështirë, e sidomos shtresa më e ndjeshme e shoqërisë sonë – fëmijët.
Prandaj, në vazhdën e projekteve tona të përgjegjësisë sociale, kësaj radhe jemi orientuar tek ndihma dhe mbështetja ndaj fëmijëve dhe organizatave si SOS Fshatrat e Fëmijëve të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme që këtyre fëmijëve tu ofrohet mbështetja emocionale dhe kujdesi për të cilin ata kanë nevojë” ka thënë Fisnik Bokshi, menaxher i marketingut në Bankën për Biznes.
SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1500 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë. SOS-Fshati i Fëmijëve, në lagjen Velania në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 Projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe Kopshti i Fëmijëve.
Ndryshe, BPB njihet si banka më e suksesshme vendore, e shpallur dy vite me radhë si banka më e mire në vend nga prestigjiozja The Banker, publikim i Financial Times.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City