LAJMI I FUNDIT:

Bozhinovska: LSDM-ja tenton të më njollosë

Bozhinovska: LSDM-ja tenton të më njollosë

Njëra nga pjesëmarrëset e protestës së mbrëmshme para KSHZ-së, Valentina Bozhinovska, i ka demantuar njoftimet në media në lidhje me shprehjet e saj të përdorura në protestë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ashpër dhe kategorikisht i demanton keqinterpretimet e fjalimit të saj, duke mohuar të ketë thënë frazën ”nata e thikave të gjata”, por thotë se ka folur kundër LSDM-së dhe KSHZ-së, duke i akuzuar se të dyjat i japin thikë pas shpine demokracisë dhe vullnetit të fuqishëm të qytetarëve si edhe zgjedhjeve të lira.


Bozhinovska akuzon LSDM-në se tenton që ta njollosë atë, duke konsideruar se sjellja e LSDM-së është e tillë./Telegrafi/