LAJMI I FUNDIT:

Botohet libër me shkrime të huaja për Maqedoninë

Botohet libër me shkrime të huaja për Maqedoninë

Arkiva shtetërore e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës publikuan vëllimin e parë të njësisë së librave ”Maqedonia në shtypin e huaj”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vëllimi përmban shënime dhe publikime për Maqedoninë nga shekulli i 19 e deri në pavarësimin e Maqedonisë dhe përfshinë gazeta nga më shumë vende, si Australia, Zelanda e Re, Austria, Bullgaria, Gjermania, Rusia, SHBA-të, Serbia, Franca dhe Kroacia.

Projekti, ku janë përfshirë më tepër doktorë shkencash dhe hulumtues nga Maqedonia, i sjell gazetat dhe shkrimet në origjinal, me përkthim dhe referencë të saktë./Telegrafi/