Daud Noorzai
Gjatë viteve të shkuara kemi përjetuar shumë sulme të tmerrshme terroriste – në botën perëndimore dhe veçanërisht në botën e tretë. Çdo sulm trondit shumicën paqedashëse në mbarë botën, pa marrë parasysh racën, fenë apo statusin shoqëror.
Ne jemi kujdesur për viktimat dhe kemi dënuar veprimet e terroristëve. Por, sulmet në botën perëndimore kanë tërhequr më shumë vëmendje sesa sulmet e ngjashme në botën e tretë apo në vendet islamike.
Ua kam shpjeguar njerëzve ndryshimin me ndikimin e mediave më të mira, me faktin se në botën perëndimore kanë më shumë akses në internet, por edhe sepse shumë janë të shurdhër për shkak të luftërave dhe sulmeve në vendet islamike.
Por, sulmi i tmerrshëm në Zelandën e Re më ka shkatërruar argumentin.
Kam gabuar: Ne – njerëzit, pavarësisht racës, fesë apo statusit tonë shoqëror – nuk mbajmë zi në të njëjtën masë për të gjithë viktimat e sulmeve të ngjashme; ne nuk i dënojmë të gjithë terroristët njësoj; mediat nuk e mbulojnë menjëherë masakrën dhe politikanët tanë nuk bëjnë të njëjtat përpjekje!
Ne dalim në rrugë, ngushëllojmë dhe ndryshojmë fotot tona vetëm për ‘viktimat e bardha’. Një sulm mbi myslimanët – edhe në një vend të botës së parë – nuk shkakton të njëjtin zemërim të mediave, nuk sjell marshime të politikanëve dorë për dore për paqen apo projeksione mbi monumente dhe ndërtesa për të treguar solidaritet.
Dhe, nuk po tregoj me gisht vetëm botën jo-myslimane. Edhe në botën myslimane mungon një shprehje e tillë solidariteti.
Ngjashëm me mungesën e motivimit për të treguar solidaritet me viktimat myslimane, ekziston gjithashtu edhe një përshkrim befasues për autorin. Këtu, në disa media ai nuk etiketohet si terrorist, por në disa raste si një ‘vrasës’ apo një ‘gjahtar’.
Këtu më lind pyetja: a janë fjalët terror, terroristë, fanatikë vetëm për vrasësit me pasaporta nga vendet islamike?
Sigurisht, pas këtij sulmi terrorist, nuk do të ketë kontrolle shtesë nëpër aeroporte, ku të bardhët do të deklarojnë se nuk kanë lidhje me organizatat terroriste. Për njerëzit nga bota islame, nga ana tjetër, është e njëjta histori.
Pika ime e fundit mund të duket shumë e ashpër dhe jam i sigurt se shumë lexues do të më sulmojnë për të. Por unë shpresoj se disa do të përpiqen të kuptojnë mesazhin pas fjalëve të mi.
Është jashtëzakonisht e trishtë që janë vrarë kaq shumë njerëz, unë ndjej keqardhje për të afërmit e tyre. Por, më duhet ta them: jam i kënaqur që terroristi nuk ishte mysliman. Në këtë rast, familjet duhet të brengosen për të afërmit e tyre, jo për të gjithë myslimanët.
Por, nëse konstelacioni do të ishte ndryshe (terroristi mysliman/viktimat të krishterë ose hebrenj) – miliona myslimanë do të vuanin nga sulmet mediatike në javët dhe muajt e ardhshëm dhe do të fajësoheshin kolektivisht nga publiku dhe do të vendoseshin nën dyshime të përgjithshme dhe do kontrolloheshin më shumë nga autoritetet e sigurisë.
Lutjet e mia janë me viktimat, por asgjë nuk do të ndodhë. Viktimat do të varrosen, terroristi do të shkojë në burg dhe ne do të vazhdojmë jetët tona. Dhe, do ketë sërish të tjera sulme terroriste ndaj myslimanëve.
Ky shkrim është publikuar nga e përditshmja më e madhe gjermane, Bild. Autori, Daud Noorzai, është një nga gjermano-afganët më të njohur dhe më me ndikim. Ky shkrim i tij ka ngjallur shumë debat në rrjetet sociale. Në shqip teksti vjen nga: Gazeta Mapo
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre