LAJMI I FUNDIT:

BOTA MË VETE

BOTA MË VETE

Nga: Bruce Springsteen
Përktheu: Fadil Bajraj

Të mbaj në gji, aty ku edhe e tëra fillon
Kërkoj besim në puthje e ngushëllim në zemrën tënde
Shijoj farën në buzët tua, vë gjuhën në mbresën tënde
Por kur të shikoj në sy, jemi dy bota më vete


Kur oqeani i largët këndon, e ngritet deri në rrafshirë
Në këtë vend të thatë e të trazuar bukuria jote ende jeton
Teposhtë rrugëve të bjeshkëve ku autostradat rrokullisen në errësirë
Përposh shiut të bekuar të Allahut, mbesim dy bota më vete

Ngandonjëherë e vërteta s’mjafton
Ose është e tepërt në kohën si kjo
Ta flakim të vërtetën tutje, do ta gjejmë në këtë puthje
Në lëkurën tënde sipër times, në rrahjet e zemrave tona
A do t’na lejojnë të gjallët të futemi brenda, para se t’na shkatërrojnë të vdekurit

Do të lejojmë që gjaku të ndërtoj urë, mbi bjeshkët e veshura me yje
Do të të takoj në kreshtë, midis këtyre botave që na ndajnë
Tash duhet ta jetojmë këtë çast, pastaj gjithçka do ta hajë pluhuri e terri
Lëre dashurinë ta bëjë të veten
Lëre dashurinë ta bëjë të veten

/Telegrafi/