Real Madridi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Athletic Bilbaos.

Goli i fitores nga Los Blancos erdhi në minutën e 83-të nga Alvaro Morata.


Por, ajo që çuditi të gjithë është veprimi i Cristiano Ronaldos në momentin e golit të sulmuesit spanjoll.

Ngritja e dorës nga CR7 në momentin kur Morata shënoi golin e fitores.

Portugezi ngriti dorën dhe u kthye nga gjyqtari anësorë dhe u duk sikur kërkonte anulimin e golit për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi ende nuk dihet arsyeja pse CR7 e ngriti dorën, por ai tashmë është bërë sensacion në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/Pogbaology/status/790293833326202881

telegrafi sport app