LAJMI I FUNDIT:

Bosi miliarder jep firmën e modës për të luftuar ndryshimet klimatike

Bosi miliarder jep firmën e modës për të luftuar ndryshimet klimatike

Themeluesi dhe miliarderi i Patagonia, Yvon Chouinard, ia ka dhënë kompaninë e tij një grupi organizatash jofitimprurëse që do të sigurojnë që fitimet e kompanisë të përdoren për të “luftuar ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e tokës së pazhvilluar anembanë globit”, raportoi të mërkurën The New York Times.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi ka të bëjë veçanërisht me “dashurinë e tij të përjetshme për mjedisin”.


Patagonia do të vazhdojë të operojë si një korporatë private, fitimprurëse, por ajo nuk do të jetë më në pronësi të themeluesit të saj fillestar.

“Shpresojmë se kjo do të ndikojë në një formë të re të kapitalizmit që nuk përfundon me disa njerëz të pasur dhe një grup njerëzish të varfër”, citohet të ketë thënë 83-vjeçari Chouinard për NYT.

“Ne do të japim shumën maksimale të parave për njerëzit që janë duke punuar në mënyrë aktive për të shpëtuar këtë planet”.

“Nuk dija çfarë të bëja me kompaninë sepse nuk doja kurrë një kompani”, ka thënë Chouinard për vendimin e tij. “Unë nuk doja të bëhesha biznesmen. Tani mund të vdes nesër dhe kompania do të vazhdojë të bëjë gjënë e duhur për 50 vitet e ardhshme, dhe unë nuk kam pse të jem pranë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori