LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski nuk komenton dënimin prej 1.100 eurove për ngritjen e flamurit kombëtar në Ohër

Boshnjakovski nuk komenton dënimin prej 1.100 eurove për ngritjen e flamurit kombëtar në Ohër

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski nëpërmjet një konference për shtyp në lidhje me dënimet që ndodhën për ngritjen e flamurit kombëtar tha se “përcaktimet e Ligjit për përdorimin e flamujve janë të qartë dhe të njëjtat duhet të respektohen.

“Gjithçka që është e vërtetuar me ligj duhet të respektohet nga të gjithë. Sa i përket ngjarjes që ndodhi në Ohër, atje kemi vendim gjyqësor, ndërsa Qeveria s’komenton vendime gjyqësore”, tha Boshnjakovski duke shtuar se meqenëse vendimi është i tillë me siguri duhet të ketë shkelje të ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Vendimi i Gjykatës së Ohrit, me të cilin shqiptari që ngriti flamurin kombëtar u dënua maksimalisht
Lexo po ashtu Vendimi i Gjykatës së Ohrit, me të cilin shqiptari që ngriti flamurin kombëtar u dënua maksimalisht

Në pyetjen e gazetarëve nëse institucionet do të reagonin njëjtë nëse vendoset flamuri rus apo i Turqisë, Boshnjakovski tha se nuk do të komentonte vendimin gjyqësor dhe se secila shkelje e ligjit duhet të sanksionohet. “Pa dallim se cili flamur është, në Maqedoni kemi Ligjin për përdorimin e flamujve dhe se kjo duhet të respektohet, ndërsa nëse ka shkelje të këtij ligji duhet të sanksionohet”, shtoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski./Telegrafi/

Ngritet flamuri i madh kombëtar në Kalanë e Ohrit (Foto)
Lexo po ashtu Ngritet flamuri i madh kombëtar në Kalanë e Ohrit (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori