LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakët thonë se po punohet që qytetarët në shtetet e rajonit t’i kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftim

Boshnjakët thonë se po punohet që qytetarët në shtetet e rajonit t’i kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftim

Një grup pune përfaqësuesish të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë ku do të vazhdojnë bisedimet mbi një marrëveshje rajonale për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftim.

Bisedimet po koordinohen nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), bazuar në një deklaratë të nënshkruar nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një samit në Sofje vitin e kaluar si pjesë e Procesit të Berlinit, ka mësuar klix.ba.

Ideja e kësaj marrëveshje është të forcojë lidhjet dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon duke lehtësuar lëvizjen.


“Bosnja po merr pjesë në negociatat mbi marrëveshjen rajonale në bazë të dokumenteve dhe pëlqimeve të vendosura nga dokumentet e Sofjes”, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnjës, transmeton Telegrafi.

Nëse bihet dakord dhe marrëveshja nënshkruhet, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës vetëm me letërnjoftim dhe anasjelltas.

Siç mësohet jo zyrtarisht, pjesa më e madhe e punës ka përfunduar, por kanë mbetur të kryhen edhe disa detaje.

Deklarata e Sofjes e 10 nëntorit të 2020, në të cilën u ra dakord për të shkuar në këtë drejtim, u mbështet nga udhëheqja e Bashkimit Evropian, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell, Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, të cilët morën pjesë në samit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori