LAJMI I FUNDIT:

Boshkoviq: Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmi se ekzistojnë njerëz të guximshëm

Boshkoviq: Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmi se ekzistojnë njerëz të guximshëm

“Në rajon ka njerëz të guximshëm, ndërsa shembull për këtë është arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilën është vendosur diçka, për të cilën deri para dy viteve mendoheshe se është problem i pazgjidhur”.

Këtë e deklaroi mbrëmë ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, i cili shtoi se megjithatë, në Ballkanin Perëndimor ende ka probleme të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në Vjenë në “Në biznes-qarkun e Evropës juglindore” Boshkoviq e theksoi çështjen e Kosovës, duke shtuar se retorika rreth kësaj çështje i ngjan asaj të viteve 1990. Por edhe krahas kësaj përjashtoi mundësi nga përsëritja e ngjarjeve që kanë ndodhur atëherë.

Megjithatë sipas tij, jostabiliteti i Kosovës mund të shkaktojë jostabilitet në Mal të Zi, Serbi, BeH dhe vende tjera të rajonit, sepse të gjithë janë të ndërlidhur, ndërsa mund të ndikojë negativisht edhe në stabilitetin e Evropës.

Sipas tij, sfidë është edhe BeH-ja, të cilën e cilëson si shtet jofunksional.

Boshkoviq thotë se problemi më i madh i Ballkanin është se të gjithë gjithmonë shikojnë në diferencat, në vend të interesit të përbashkë./Telegrafi/