LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Kosova të shpallë zgjedhjet e reja në veri, shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme të marrin masa

Borrell: Kosova të shpallë zgjedhjet e reja në veri, shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme të marrin masa

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shtetet anëtare të BE-së do të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata.

Në një konferencë për media pas takimit me ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, Borrell ka thënë se nga takimet e fundit që kanë pasur me zyrtarët nga Kosova dhe Serbia nuk ka pasur rezultate të menjëhershme.


Borrell ka insistuar se duhet mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje.

“Shtetet anëtare për këtë çështje janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të mbështesin punën tonë”, ka thënë Borrell.

Hapi i menjëhershëm siç vlerëson Borrell është të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Jemi pajtuar se zgjedhje duhet të ketë. Nuk mund të kemi kryetarë komunash në zyre të mbrojtur përgjithmonë nga forcat e NATO-s. Kryetarë me një apo dy për qind të votave. Kjo nuk është një zgjedhje e qëndrueshme. Atëherë duhet të zëvendësohen nëpërmjet një zgjidhjeje të qëndrueshme a ajo është organizimi i zgjedhjeve të reja. Kjo është ajo që të dyja palët duhet të bëjnë, pa zgjedhje me pjesëmarrjen e serbëve, përndryshe do të kemi situatë të njëjtë sikurse që kemi sot. Pra duhet të jemi praktikë”, shtoi ai.

Reagime ndaj deklaratave të Josep Borrellit: Të njëanshme dhe po nxisin tensione
Lexo po ashtu Reagime ndaj deklaratave të Josep Borrellit: Të njëanshme dhe po nxisin tensione

Ai ka theksuar se masat do të jenë politike dhe financiare nëse nuk ecet para.

“Ne shtetet anëtare të BE-së mund të konsiderojmë masat politike për të limituar kontaktet politike, e po ashtu masat financiare”, ka thënë Borrell.

Sipas tij, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu.

“Shtetet anëtare kanë nënvizuar shqetësimin për tensionet në vazhdim në veri të Kosovës dhe kam cekur rëndësinë që palët të shtensionojnë situatën, e të bëhet në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të bërë më 3 qershor. Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që janë mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse duhet, për ta rritur levën e BE-së e për ta përkrahur dialogun për normalizim”, tha Borrell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori