Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar sulmin izraelit në një shkollë në Gazë që vrau më shumë se 100 palestinezë, duke thënë se “një armëpushim është mënyra e vetme për të ndaluar vrasjen e civilëve”.
Siç raportohet, diplomati i lartë i BE-së është tmerruar nga imazhet e shkollës së goditur në Gazë nga sulmi izraelit.
Borrell deklaroi se “nuk ka asnjë justifikim për këto masakra” dhe se “një armëpushim është mënyra e vetme për të ndaluar vrasjen e civilëve”.
Ndër tjera, diplomati evropian tha se BE-ja e mbështet plotësisht thirrjen e liderëve nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për të përfunduar bisedimet e armëpushimit si dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ai gjithashtu vuri në dukje se mbi 40,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit dhe kritikoi ministrin izraelit, Bezalel Smotrich, për kundërshtimin e një armëpushimi.
Horrified by images from a sheltering school in Gaza hit by an Israeli strike, w/ reportedly dozens of Palestinian victims.
At least 10 schools were targeted in the last weeks. There’s no justification for these massacres
We are dismayed by the terrible overall death toll. 1/2
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 10, 2024
Ndryshe, komentet e Borrellit erdhën pasi një sulm ajror izraelit goditi një strehë të kthyer në shkollë në qendër të Gazës, duke vrarë të paktën 100 dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, sipas autoriteteve palestineze.
Në mesin e viktimave raportohet se ka gra, fëmijë dhe të moshuar.
Izraeli e pranoi sulmin në shkollën Tabeen në qendër të Gazës, duke pretenduar se një qendër komanduese e Hamasit ishte vendosur brenda saj.
Por, Izzat al-Rishq, zyrtari i lartë i Hamasit, mohoi të kishte pasur militantë në ndërtesë.
Objekti, si pothuajse të gjitha shkollat e Gazës, është përdorur si strehë për njerëzit që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre shkaku i luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet