LAJMI I FUNDIT:

Boris Jonhson nesër do të vaksinohet me AstraZeneca

Boris Jonhson nesër do të vaksinohet me AstraZeneca

Kryeministri britanik, Boris Johnson vazhdoi të siguronte publikun britanik për sigurinë e vaksinës Oxford-AstraZeneca, duke thënë se vetë do të marrë vaksinën të premten (nesër).

Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se “përfitimet e vaksinës në parandalimin e coronavirusit tejkalojnë çdo rrezik dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin vaksinën e tyre kur u kërkohet ta bëjnë këtë”, tha Johnson në Downing Street, raporton cnn.


“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për miqtë tanë evropianë që sot Agjencia Evropiane e Mjekësisë arriti në një përfundim të qartë shkencor – dhe unë citoj -” kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive”, transmeton Telegrafi.

Më herët sot, Agjencia Evropiane e Barnave arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca “është e sigurt dhe efektive në parandalimin e COVID-19 dhe përfitimet vazhduan të ishin shumë më të mëdha se rreziqet e saj”.

Dr. Sabine Straus, kryetar i Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës së EMA (PRAC), tha se komiteti “nuk ka gjetur prova”.

Rregullatori i BE-së: Vaksina AstraZeneca është "e sigurt", por nuk përjashtohet mundësia se shkakton edhe mpiksjen e gjakut
Lexo po ashtu Rregullatori i BE-së: Vaksina AstraZeneca është "e sigurt", por nuk përjashtohet mundësia se shkakton edhe mpiksjen e gjakut

“Komiteti gjithashtu arriti në përfundimin se vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike, ose mpiksjes së gjakut”, tha Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke.

Megjithatë Cooke shtoi se agjencia “nuk mund të përjashtojë patjetër një lidhje” midis rasteve të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës. /Telegrafi/