LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson shpjegon pse nuk duhet pasur frikë nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Boris Johnson shpjegon pse nuk duhet pasur frikë nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, beson se kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet të frikësojë askënd.

“Unë nuk jam aq pesimist sa disa njerëz për këtë. Nuk mendoj se asnjë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të lejojë (Vladimir) Putinin të fitojë në Ukrainë. Thjesht nuk e kuptoj se si është e mundur”, ka thënë Johnson, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se Trump ishte presidenti i parë amerikan që i dha Ukrainës armë serioze – “Javelin MANPADS”, të cilat u dëshmuan të ishin shumë të rëndësishme në betejën për Kievin.


Komandanti i tyre ishte i acaruar, por as kjo nuk bëri punë – pamje që thuhet se tregojnë se si ushtari i vetëm ukrainas ndaloi dhjetë ushtarë rusë
Lexo po ashtu Komandanti i tyre ishte i acaruar, por as kjo nuk bëri punë – pamje që thuhet se tregojnë se si ushtari i vetëm ukrainas ndaloi dhjetë ushtarë rusë

Johnson kujtoi gjithashtu se Trump kishte kryer dëbimin më të madh të diplomatëve rusë.

“60 diplomatë rusë që ai dëboi, ishin shumë më tepër nga sa prisnim. Pra, ajo që po them është: politika e brendshme amerikane është e ndërlikuar. Në prag të zgjedhjeve, do të ketë shumë njerëz që thonë të gjitha llojet e gjërave”.

“Por kur bëhet fjalë për këtë rast, në thelb interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në mbështetjen e Ukrainës, në mbështetjen e demokracisë, në parandalimin e agresionit. Kjo për të gjitha llojet e arsyeve. Por unë mendoj se interesat e Donald Trump janë që të mos duket se mund të mposhtet nga Putini”, tha Johnson.

Ndryshe, ish-kryeministri britanik bëri një vizitë tjetër në Kiev më 24 shkurt, duke shkruar se “në këtë përvjetor të dytë të zymtë të pushtimit të Putinit, jam i nderuar që jam këtu në Ukrainë”.

Johnson ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në fillimin e pushtimit të plotë nga Rusia më 24 shkurt 2022.

"Si Nokia dhe iPhone": Piloti ukrainas krahason fluturimin me F-16 dhe një aeroplan të vjetër sovjetik
Lexo po ashtu "Si Nokia dhe iPhone": Piloti ukrainas krahason fluturimin me F-16 dhe një aeroplan të vjetër sovjetik

Ai dha dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore në korrik të vitit 2022.

Megjithatë, Johnson ishte një mbështetës kryesor i Ukrainës që nga fillimi i luftës gjithëpërfshirëse me Rusinë, duke siguruar që Ukraina të merrte ndihmë kritike ushtarake nga Britania e Madhe.

Që nga dorëheqja e tij, Johnson ka vazhduar të bëjë presion që Perëndimi të ofrojë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Johnson iu dha titulli “qytetar nderi” i Kievit në nëntor 2022 nga Vitalii Klitschko në nëntor të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori