LAJMI I FUNDIT:

​Bordi i ri i AKP-së vazhdon të marrë paga të majme, rreth 20 mijë euro për një mbledhje

​Bordi i ri i AKP-së vazhdon të marrë paga të majme, rreth 20 mijë euro për një mbledhje

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020, është konfirmuar se bordin i ri i AKP-së ende vazhdon të ketë shpenzime të larta, .

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci ka konfirmuar se Rregullorja për pagesat e anëtarëve të Bordit mbetet në fuqi.

Mikullovci duke iu përgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti tha se më 27 shtator në mbledhjen e Bordit do të shqyrtohet Rregullorja për pagesat e bordit të AKP-së. Ai tha se ky Bord ka mbajtur deri tash dy mbledhje.

Hoti theksoi se derisa vazhdon të jetë në fuqi rregullorja për kompensimin e anëtarëve të Bordit me paga të larta, shihet se nuk ka pasur bazë urgjenca e Qeverisë Kurti për shkarkimin e Bordit të AKP-së në fillim të mandatit, raporton KP.

Kuvendi zgjedh Bordin e ri të AKP-së
Lexo po ashtu Kuvendi zgjedh Bordin e ri të AKP-së

“Urgjenca e ndërrimit të bordit nuk ka pasur bazë nga Qeveria Kurti, derisa prapë mbetet në fuqi Rregullorja për pagesat e mbledhjeve të Bordit në AKP deri 20 mijë euro. Bordit i AKP-së është emëruar rreth dy muaj më parë nga Kuvendi i Kosovës me emra të propozuar nga Qeveria e Kosovës”, tha Hoti.

Gjatë raportimit, drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj theksoi se AKP më 2020 ka shpenzuar rreth 7 milionë euro, prej tyre mbi 5 milionë vetëm për paga dhe mëditje.

Tolaj duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit, Armend Muja për proceset e arbitrazhit, tha se AKP ani se këto ditë ka fituar një rast në Arbitrazh, megjithatë në proces gjyqësor ndërkombëtar, AKP mbetet me Sharrcem.

“Jemi në pritje të vendimit të arbitrazhit në favor të AKP për rastin e Sharrcemit, presim që ta fitojmë edhe këtë të drejtë sikur në rastin kompanisë së Goleshit. Prej kësaj të fundit kemi qenë të rrezikuar t’i humbasim miliona euro, por që nuk ka ndodhur”, tha Tolaj.

Ndërsa, në këtë mbledhje nuk u votua raporti financiar për vitin 2020 në AKP pasi nuk pati kuorum. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori