LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, vizitoi kompaninë Albi Group

Bordi i Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, vizitoi kompaninë Albi Group

Në vazhdën e takimeve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, ndodhi edhe takimi me kompaninë vendore Albi Group.

Vazhdimi i bashkëpunimit mes kompanisë Albi Group dhe BERZH, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e biznesit, ishin temat që u diskutuan në këtë takim.

Kjo është vizita e dytë e nivelit të lartë që iu bë kompanisë Albi Group, pas vizitës nga vet presidenti i Bankës Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti.

AlbiG2

Albi Goup është biznes kosovar që ka bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që nga viti 2010.

Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e BERZH-it në dhjetor të vitit 2012 dhe deri me tani, sipas komunikatës së kësaj banke, ata kanë nënshkruar 37 projekte në vlerë prej 89 milionë eurove.

Gjithashtu, vlen të theksohet që Albi Group është kompani Kosovare pjesë e së cilës është Albi Mall – qendra më e madhe tregtare ne Kosove – që përfaqëson më shumë se 100 marka të njohura botërore në tekstil; Albi Shopping – me rrjetin e marketeve Albi Market; dhe gjithashtu njëra nga shtyllat kryesore, Albi Commerce – distributor i më shumë se 20 programeve ushqimore dhe joushqimore në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/