LAJMI I FUNDIT:

Bordi i AKP-së miraton statutin “ndërmarrje shoqërore” për 5 ndërmarrje

Bordi i AKP-së miraton statutin “ndërmarrje shoqërore” për 5 ndërmarrje

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka diskutuar dhe shqyrtuar rekomandimet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së rekomandimeve dhe përkushtimin në monitorimin e tyre.

Bordi në këtë takim u njoftua lidhur me zhvillimet e fundit në AKP, në të njëjtën kohë miratoi listën e SHAL 43 për tu shpallur për shitje së shpejti sipas procedurave. Për më tepër në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e SHAL 40.


“Bordi diskutoi dhe miratoi propozimet për qiradhënie për asetet e ndërmarrjeve në likuidim të shpalljes së 31.08.2018 dhe poashtu miratoi Raportet e Komisioneve për përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënien e aseteve të NSH-ve”, njofton AKP-ja.

Ndër të tjera Bordi miratoi statutin si Ndërmarrje Shoqërore për ndërmarrjet në vijim: 1) “Dunav”; 2) “Bagat”; 3) “Branko Dimic”; 4) “Borovo”; dhe 5) “Astibo”. /Telegrafi/