Një ndër çiftet shqiptare më të komentuara në media rozë janë moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Dyshja që prej vitesh kanë shijuar një romancë, pas ndarjes dhe zhurmës së Big Brother VIP janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.


Lidhjen e tyre ata tashmë nuk e fshehin as në publik dhe së fundmi janë fotografuar duke shijuar një darkë romantike në një nga restorantet në Prishtinë.

305592090 5514936781920081 6141466596875993771 n Foto: Bora Zemani/Instagram

Në fotografit e siguruar nga ‘Paparaci’ çifti shihen pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur e biseduar pa u shqetësuar nga askush.

Ndërkaq, kujtojmë që vetëm pak javë më parë Bora dhe Donaldi pothuajse konfirmuan ribashkimin duke u ndjekur sërish njëri-tjetrin në Instagram.

viber image 2022 09 17 11 18 33 876

Theksojmë që pas daljes nga BB VIP ku Donaldi kishte një marrëdhënie jetëshkurtër me këngëtaren, Beatrix Ramosaj, ai është parë me Borën në disa dalje.

Ndryshe, sa i përket karrierës të dy pritet të rikthehen këtë sezon me emisione në të njëjtin televizion. /Telegrafi/

viber image 2022 09 17 11 18 34 211