KEDS ka njoftuar se për shkak të motit të ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta janë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit.
“Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari edhe sot. Edhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve.
Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Mbi 500 punëtorë të KEDS/KESCO janë vazhdimisht në terren duke i sanuar prishjet. Ata nuk po ndalen, përkundër temperaturave polare. Punëtorët janë në dispozicion gjatë 24 orëve dhe të gatshëm e përkushtuar të përballen me secilën situatë që sjellë shkon në dobi të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
KEDS/KESCO janë të përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me konsumatorët, ta kalojmë këtë mot me acar që e kemi këto ditë.
Prandaj, në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situatë, një ndihmëse të madhe mund të jepnin edhe qytetarët. KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht emailin contactcenter@keds-energy.com apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy. Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.
Kjo do t’i ndihmonte shumë ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër dhe do të kursehej shumë kohë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ateroi “Air Serbia” në Aeroportin e Prishtinës?
Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United