Chelsea ka mundësinë që të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e Mauricio Pochettinos kur ata do të përballen sot (e diel) ndaj Liverpoolit në Ëembley, por shpërblimet financiare do të ishin jashtëzakonisht të vogla.

Lojtarët e Chelseat do të ndajnë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete në rast se dalin fitues të ‘Carabao Cup’, shumë kjo jashtëzakonisht e vogël në krahasim me atë që fituan lojtarët e Manchester United sezonin e kaluar.


Sidoqoftë, Daily Mail ka raportuar se çdo shpërblim do të jetë kryesisht simbolik, pasi bonuset financiare në dispozicion për lojtarët e Chelseat nëse fitojnë janë të pakta, në krahasim me pagat e tyre të larta.

Është lënë të kuptohet se ekipi i Chelseat do të ndajë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete nëse arrijnë të mposhtin të besuarit e Jurgen Klopp në ‘Wembley’.

Screenshot 2024 02 25 104726

Kjo do të thotë se secili lojtar do të përfitoj rreth 20 mijë euro që është ekuivalente me atë që paguhen shumica e lojtarëve brenda një dite.

Teksa 20 mijë euro për dy orë punë nuk mund të jetë një shumë e madhe, është relativisht mjaft e vogël në krahasim me bonusin që United i dha lojtarëve të tyre kur triumfuan sezonin e kaluar.

Të besuarit e Ten Hag morën secili një bonus në vlerë prej 1.6 milionë eurosh pasi mposhtën në finale Newcastle United me rezultat 2-0./Telegrafi/

telegrafi sport app