LAJMI I FUNDIT:

Bonucci tenton të arsyetojë simulimin patetik të Immobiles në takimin ndaj Belgjikës

Bonucci tenton të arsyetojë simulimin patetik të Immobiles në takimin ndaj Belgjikës

Leonardo Bonucci ka mbrojtur simulimin e turpshëm të Ciro Immobiles, pasi sulmuesi i Italisë festoi golin e Nicolo Barellas ndaj Belgjikës vetëm pak çaste pasi ishte i shtrirë në tokë.

Anëtari i Lazios u pa duke u rrotulluar në tokë pasi u mundua të fitonte penallti gjatë fitores së çerekfinales së Italisë në Euro 2020 të premten e javës së kaluar.


Vetëm disa sekonda më vonë, Barella hapi llogarinë për Azzurrët dhe sulmuesi u ngrit shpejt në këmbë dhe vrapoi drejt golashënuesit dhe shokëve të tij të skuadrës për të festuar.

Simulimi i shëmtuar i Immobiles: Bie në tokë, por ngritet pas vetëm disa sekondash në golin e Barellas
Lexo po ashtu Simulimi i shëmtuar i Immobiles: Bie në tokë, por ngritet pas vetëm disa sekondash në golin e Barellas

Sulmuesi i Lazios u quajt “patetik” nga eksperti i Match of the Day, Alan Shearer ndërsa të tjerët kërkuan që ai të ndëshkohej me një ndeshje moslojë.

Sidoqoftë veprimi i Immobiles është mbrojtur nga Bonucci, i cili pretendon se goli i hoqi të gjitha dhimbjet shokut të tij të skuadrës.

“Këto gjëra ndodhin në fushë”, ka thënë mbrojtësi. “Ciro ndjeu kontakt dhe ai u rrëzua”.

“Patetik dhe i turpshëm’, Shearer kritikon Immobilen rreth simulimit ndaj Belgjikës
Lexo po ashtu “Patetik dhe i turpshëm’, Shearer kritikon Immobilen rreth simulimit ndaj Belgjikës

“Gëzimi dhe eksitimi i një goli është aq i madh në ndeshje të tilla si këto sa do të thotë që ju nuk përjetoni më dhimbje pas kësaj”.

“Por, Ciro është i mrekullueshme, ai është një njeri shumë i ngritur dhe në fushë gjëra të tilla mund të ndodhin”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Juventusit.

Kritikat ndaj Immobiles pas ndeshjes ishin të mëdha, mirëpo ai moment tashmë i takon të kaluarës. /Telegrafi/