LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Ishte reagimi i nevojshëm

Bonucci: Ishte reagimi i nevojshëm
Leonardo Bonucci (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Leonardo Bonucci e ka konsideruar si vendimtare fitoren e Juventusit kundër Bolognas në rrugëtimin e mëtutjeshëm për të sjellë rezultate.

Me triumfin prej 2-0 në Stadio Dall’Ara, Zonja e Vjetër qëndron në krye të Serie A dhe ka lënë prapa paraqitjet zhgënjyese ndaj Milanit dhe Napolit në Kupën e Italisë.


“Kjo ishte një ndeshje thelbësore, nuk duhet ta mohojmë, sepse duhej të reagonim ndaj vetvetes. Nëse jemi skuadra që pamë sonte (e hënë), atëherë mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka deklaruar Bonucci për Sky Sport Italia.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Është raportuar për ekzistimin e tensioneve brenda grupit dhe me trajnerin Maurizio Sarri, ndërsa qendërmbrojtësi italian ka thënë nuk është koha për fjalë, por për të vepruar.

Juventusi nuk e lëshon kreun e tabelës, pas fitores bindëse ndaj Bolognas
Lexo po ashtu Juventusi nuk e lëshon kreun e tabelës, pas fitores bindëse ndaj Bolognas

“Mendoj se shumëçka është thënë jashtë zhveshtores sonë. Duhej të reagonim me vepra, jo me fjalë”, ka shtuar më tej Bonucci. /Telegrafi/