Nuk e di se cilët janë më të këqijtë: ata që kryejnë një krim apo ata që e raportojnë në mënyrë të paskrupullt, pra duke shkelur kodin etik të raportuesit.
Unë sot them: Boll!
Rrethohem nga majtas dreqër e djathtas djaj.
Shqipëria është kaq e vogël, por prapë ka majtas dreqër e djathtas djaj.
Unë sot them: Boll!
Me këtë etikë të munguar gazetareske lajmet janë “hajde në shesh të burrave të flasim, përqeshim, gjykojmë, qeshim e qajmë për fatkeqësinë tënde; të të turpërojmë botërisht”.
Ah! Unë e di!
Ju, disa media, sot keni në dorë ngjarjen e bujshme të ditës. Shfrytëzojeni, shtrydheni pa mëshirë e pa skrupuj dramën e të zhgënjyerit, dramën e fatkeqit, dramën e vrasësit, dramën e të vrarit…
Ata nga ekranet… po ata nga ekranet do ndjejnë faqen e pasme të gëzimit se kjo nuk u ka ndodhur atyre apo njerëzve të tyre të afërt. S’ka gjë. Aq zgjat çudia. Ata jashtë ekranit kthehen në rutinën e tyre, media do gjejë ngjarjen tjetër të kobshme, kurse ti… ti do gjykohesh gjithë jetën njësoj si keqbërësi yt.
Boll më!
Boll e bëtë viktimën dy herë viktimë. Boll e folët, e përfolët, e mëshiruat, e kryqëzuat, e pastaj e harruat publikisht… por, vetëm në media. Jo në fis, jo në lagje, jo në të njohur kur do ta tregojnë me gisht duke e fajësuar.
Boll më!
Askush nuk pyet pse. Ti je figura, ti je subjekti, ti je personi i sinjifikuar, por ti… askush nuk flet për ty ashtu si je ti… ti mund të dashurosh pikturën, muzikën, historinë, artin, letërsinë… më vjen keq i dashur!
Bota ikën shpejt. Mbi të gjitha në kapitalizëm. Në kapitalizëm blihen shpirtrat. Nuk ka kohë. Askush nuk ka kohë të kuptoj se ti je frymore, ke ndjenja, skrupuj, sedër, karakter, personalitet, ëndrra. Ah, ti, unë dhe kushdo pa e ditur rrethohemi nga djaj dhe dreqër. Prandaj duhet të vrasim o djajtë, o dreqërit që të jetojmë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre