LAJMI I FUNDIT:

“Boll ma”, kërkohet drejtësi për gratë dhe vajzat e vrara

“Boll ma”, kërkohet drejtësi për gratë dhe vajzat e vrara

Dhjetëra gra dhe vajza kanë marshuar në heshtje nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Protestueset qëndrojnë pranë objektit të qeverisë në heshtje duke kërkuar drejtësi për vajzat e gratë e vrara.

Të indinjuara nga abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave, Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet realizoi performancën artistike dhe marshin “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”.


Organizatorët e kësaj proteste thanë se po kërkojnë drejtësi për vajzat dhe gratë e abuzuara në familje dhe shoqëri si dhe drejtësi për ato që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.

Udhëheqësja e organizatës Artpolis, Zana Hoxha tha se abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë dhunës po ndodh edhe për shkak të mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe “ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave”.

Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje. /Telegrafi/