LAJMI I FUNDIT:

Boksi është sporti rekreativ për të sëmurët nga hipertensioni

Boksi është sporti rekreativ për të sëmurët nga hipertensioni

Vlerat e ngritura të shtypjes së gjakut nuk janë pengesë për marrjen me aktivitete fizike

Shtypja e lartë e gjakut mund të shfaqet pa kurrfarë simptomash dhe, derisa të zbulohet, ai tashmë bën një sërë ndryshimesh në organizëm.


Kur fillojnë dhembjet e përditshme intensive të kokës, marramendje, ndjenjë e rëndesës në gjoks dhe lodhje e shpejtë, është më se e sigurt që është hipertensioni tashmë një kohë është i pranishëm, transmeton Telegrafi.

Shumica e mjekëve menjëherë do të përshkruajnë terapinë dhe do të sugjerojnë ndryshim të stilit të jetës – marrjen me aktivitete fizike dhe regjim ushqimi me sasi të reduktuar kripe dhe me numër më të vogël kalorish.

Sugjerimi më i shpeshtë për aktivitet fizik është shëtitja; kardiologët të shumtën propozojnë nga gjysmë ore shëtitje në mëngjes dhe në mbrëmje, sipas mundësisë, në një ritëm diç më të shpejtë.

Ushtrimin që personat me hipertension duhet ta shmangin
Lexo po ashtu Ushtrimin që personat me hipertension duhet ta shmangin

Megjithatë, shëtitja – sado që të jetë e shpejtë, shpesh nuk mjafton aktiviteti fizik për personat e sëmurë nga hipertensioni. Prandaj, disa pacientë orientohen edhe më shumë edhe për marrjen me jogë dhe pilates.

Shëtitja e shpejtë gjithsesi është e dobishme, por e dobishme është edhe ecja. Mirëpo, sugjerimi i ngrohtë është marrja me boks.

Kur pacientët bëjnë testin e rëndesës, kryesisht kanë hipertension më të butë.

Gjatë testit të gjithë kanë reaksion hipertensioni, ndërsa pesë minuta më vonë të gjithë kanë shtypje shumë më të ulët sesa para fillimit të testimit.

Pse boksi është një aktivitet i shkëlqyer rekreativ?

Kur goditni thesin, ju angazhoni muskujt e të gjithë trupit: krahët, shpinën, këmbët, stomakun dhe të gjithë ata muskuj që normalisht janë të angazhuar minimalisht gjatë ditës. Në të njëjtën kohë, relaksoheni mendërisht dhe pas 45 minutash deri në një orë, me këto ushtrime, pas stërvitjes do të jeni të gëzuar, të buzëqeshur dhe pa stres.

Prandaj, edhe nëse nuk keni probleme me hipertensionin, zgjidhni boksin si një aktivitet rekreativ të cilit do t’i kushtoni tre orë në javë. Si psikika ashtu edhe muskujt do t’ju falënderojnë për këtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori