LAJMI I FUNDIT:

​Boiken Abazi: Do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në Qarkun e Tiranës

​Boiken Abazi: Do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në Qarkun e Tiranës

Kandidati i pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet në Shqipëri, Boiken Abazi ka shprehur dyshimet e tij për vjedhje të votave në Qarkun e Tiranës.

Abazi ka thënë se duhet “të vendoset drejtësi për krimin elektoral”.


Nuk është larg-mendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë. Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë’, thotë Abazi.

Tutje, në reagim ai ka thënë se “deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë”.

“Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë”, pohon ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori