LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë Kombëtare të Francës

Bogujevci takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë Kombëtare të Francës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, gjatë qëndrimit në Francë, zhvilloi sot një takim me nënkryetaren e parë të Asamblesë Kombëtare të Francës, Valerie Rabault.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, në takimin e sotëm dy nënkryetaret diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë në shumë segmente dhe për perspektivën evropiane të saj.


Nënkryetarja Bogujevci falënderoi homologen franceze për mbështetjen që Franca ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje si dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy parlamenteve respektive.

Bogujevci dhe Rabault u fokusuan në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke trajtuar po ashtu çështje që lidheshin me të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës e tema të tjera me interes të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori