LAJMI I FUNDIT:

Bogov: Zhvillimet dhe pasiguria politike mund të kërcënojë rritjen ekonomike

Bogov: Zhvillimet dhe pasiguria politike mund të kërcënojë rritjen ekonomike

Ekonomia e Maqedonisë është stabile, poashtu edhe denari mbetet stabil, tha Guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë Dimitar Bogov në Washington, ku ai morri pjesë në takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën për TVM në Washington thekson se FMN parashikon se këtë vit Maqedonia do të ketë rritje ekonomike prej 3.6 përqind, por shprehi shqetësim rreth zhvillimeve politike.

– Në lidhje me diskutimin që e kishim për ekonominë e Maqedonisë, FMN-ja ditëve të fundit doli me një projeksion për rritjen ekonomike këtë vit, 3.6 përqind, që vërteton se edhe ata e shohin se ekonomia e Maqedonisë ka potencial të fortë për rritjen ekonomike. Por, është shprehur shqetësim se zhvillimet e fundit politike dhe pasiguria politike që mbretëron në Maqedoni mund të kërcënojë potencialin për rritje ekonomike, tha Bogov.

Guvernatori i hodhi poshtë spekulimet se denari do të devalvojë. Ai shtoi se Banka Kombëtare ka kapacitet dhe mund të japë stabilitet të çmimeve, stabilitet në kursin e denarit dhe sistemit bankar. /Telegrafi/