LAJMI I FUNDIT:

Boeing thotë se ka përmirësuar softuerin e avionëve 737 MAX

Boeing thotë se ka përmirësuar softuerin e avionëve 737 MAX

Kompania Boeing tha se ka përmirësuar imituesin e softuerit të avionëve 737 MAX, që kryen funksionin e njëjtë gjatë fluturimit, pas përfshirjes në dy aksidente me fatalitet.

Zëdhënësi i kompanisë, Gordon Johndroe, tha se ndryshimet do të sigurojnë që eksperienca me këtë imitues të jetë reprezentuese në kushte të ndryshme të fluturimeve dhe do të përmirësojë kontrollin manual të avionëve.


Këto deklarata vijnë pas raportimit të gazetës New York Times të premten se Boeing ka zbuluar së fundi se imituesit që përdoren për trajnimin e pilotëve nuk mund të përsërisin në mënyrë të duhur kushtet që kanë luajtur rol në përplasjet e avionëve 737 MAX.

“Boeing është duke punuar ngushtë me prodhuesit e pajisjes në këto ndryshime dhe përmirësime për të siguruar se nuk do të ketë pengesa”, tha Johndroe.

Edhe pse imituesit nuk krijohen nga Boeing, kompania ofron informacione rreth dizajnit dhe ndërtimit të tyre, thuhej në New York Times.

Linja e fluturimit 737 MAX kishte pezulluar të gjitha fluturimet në mars pas aksidentit që la të vdekur 157 persona në linjën ajrore të Etiopisë, si dhe një aksidenti të vitit të kaluar ku mbetën të vdekur 189 persona. /REL/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori