Boçvarski: Është shpallur thirrje publike për rindërtimin e 35 rrugëve lokale në 21 komuna
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli thirrjen e dytë publike për rindërtimin e rrugëve dhe rrugicave lokale në kuadër të projektit “Lidhja me rrugët lokale”.
Me këtë thirrje publike përfshihen gjithsej 35 rrugë lokale në 21 komuna dhe qytetin e Shkupit me një gjatësi totale prej 35.5 kilometra dhe në vlerë prej gati 7 milion euro, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Kjo thirrje publike përfshin rindërtimin e rrugëve lokale në komuna të zgjedhura në përputhje me projektet themelore të zhvilluara, të paraqitura në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, dhe të aprovuar nga Banka Botërore. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 8 prill 2021.
“Ky është një nga projektet më të rëndësishme me një vlerë totale prej 70 milion euro që ne jemi duke e zbatuar përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila ka të bëjë me rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe rrugica në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo fazë e dytë përfshin rrugët dhe rrugicat në 21 komuna dhe qytetin e Shkupit, të cilët dorëzuan dokumentacionin e plotë teknik në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Ajo që dua të theksoj është se disa kohë më parë ne kemi nënshkruar kontratat nga faza e parë ose tenderi 1 brenda këtij projekti të njëjtë dhe në fund të këtij muaji do të fillojmë me rindërtimin e 27 rrugëve në 17 komuna për të cilat ne po investojmë 4.4 milion euro”, tha Boçvarski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Meta me akuza të rënda ndaj Ramës: Ishte iniciator i procesit që synonte të asgjësonte Kosovën
Mbyllja e institucioneve financiare, Franca i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm në veri
Sekuestrimi i dinarëve në veri, avokati: Procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251