LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus Bocan-Kharchenko: Presioni për Kosovën ndaj Serbisë lidhet me vendosjen e sanksioneve për Moskën

Ambasadori rus Bocan-Kharchenko: Presioni për Kosovën ndaj Serbisë lidhet me vendosjen e sanksioneve për Moskën

Ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko ka thënë se përkundër presionit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kujdeset për interesat nacionale.

Bocan-Kharchenko në një intervistë për mediet serbe thekson se presioni për Kosovën lidhet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.


“Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë dhe Perëndimi llogarit se me rritjen e presionit, Beogradi do të duhet të veprojë në drejtime të tjera politike, për shembull për të vendosur sanksione kundër Rusisë. Po ashtu, po i bëjnë presion presidentit Vuçiq që të arrijë marrëveshje me Prishtinën, për t’ia hequr Rusisë argumentin se duhet t’u thotë se kanë pikëpamje të ndryshme”, thekson Bocan-Kharchenko.

Ai shton se në Rusi nuk janë të befasuar që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit.

“Më herët kemi pasur një supozim për presidentin Vuçiq dhe gjithë lidershipin e Serbisë se pavarësisht vështirësive dhe presioneve, Serbia do të mbajë qëndrim parimor të bazuar në interesat e saj kombëtare”, përfundon ai.

Vuçiq, në ditën kur Lista Serbe vendosi që t’i braktis institucionet e Kosovës, ka takuar ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd për të biseduar me ta për gjendjen e krijuar.

Kujtojmë që Serbia është vendi i vetëm në Evropë, pas Bjellorusisë, që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi agresionin ushtarak nëntë muaj më parë në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori