LAJMI I FUNDIT:

Boca Juniors – River Plate: Mirë se vini në finalen e Copa Libertadores, ngjarjen e zjarrtë të futbollit që quhet Superclasico

Boca Juniors – River Plate: Mirë se vini në finalen e Copa Libertadores, ngjarjen e zjarrtë të futbollit që quhet Superclasico

Ku e kishte menduar që Boca Juniors do të luante ndaj River Plates në finalen e Copa Libertadores, për herë të parë në histori, në një ndeshje të çmendur për fansat argjentinas e më gjerë.

Buenos Aires do të jetë pikëtakimi, pasi shtëpitë e Boca Juniors dhe River Plate gjenden në këtë qytet, ndërsa ndeshja mes tyre quhet Superclasico, emër i marr nga rivaliteti mes klubeve, pasi kanë fansa në të gjithë vendin.


Sipas një sondazhi të bërë në të gjithë vendin në vitin 2006, fansat e futbollit argjentinas përkrahin Bocan me 41.5, ndërsa me 31.8 përkrahin Riverin.

Ndoshta asnjë rivalitet tjetër i futbollit nuk shkakton kaq shumë pasion sa kjo ndeshje, transmeton Telegrafi.

Këtë herë, kjo përballje është unike: i pari Superclasico në një finale të Copa Libertadores.

Ajo që e bën atë të veçantë është se do të jetë hera e fundit që finalja do të luhet me dy ndeshje – në shtëpi dhe larg saj.

Për herë të parë në histori të Copa Libertadores në finale do të luajnë Boca Juniors – River Plate
Lexo po ashtu Për herë të parë në histori të Copa Libertadores në finale do të luajnë Boca Juniors – River Plate

Nga sezoni i ardhshëm, do të jetë vetme një ndeshje në një vend neutral, sikurse që është  format i turneut të saj simotër në Evropë, finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Ndeshja e parë do të luhet të shtunën (21:00) në terrenin e Boca Juniors, në ‘La Bombonera’.

“Nuk ka dyshim se ky është Superclasico më i rëndësishëm në histori”, thotë Matias Bustos Milla, gazetar me gazetën argjentinas Clarin, për B/R.

“Nuk ka debat për diçka tjetër. Në Argjentinë po flitet vetëm për dy finalistët, në të gjithë vendin nuk po flitet për asgjë përveç kësaj të fundit, në gazeta, në televizion, nëpër rrugë, midis miqve dhe familjeve”, thotë ai.

Edhe presidenti i vendit, Mauricio Macri, është i preokupuar me këtë.

Macri udhëheq vendin që nga viti 2015, por futbolli është në venat e tij. Ai ishte president i Boca Juniors nga viti 1996 deri në vitin 2008.

Rivaliteti dhe prejardhja e tifozëve

Rivaliteti mes Bocas dhe Rivlerit ka filluar prapa një shekulli. Ndeshja e parë zyrtare u zhvillua në vitin 1913.

River Plate fitoi 2-1, dhe që nga ajo kohë së bashku kanë fituar 69 tituj në Argjetinë.

Riverl Plate ka 36 tituj, ndërsa Boca ka 33.

Se rivaliteti është i madh e tregon edhe fakti që në një ndeshje miqësore mes këtyre dy skuadrave në vitin 2016, pesë lojtarë mirën kartonë të kuq.

Edhe Tevez kishe marr karton të kuq në vitin 2004, kur festoi duke bërë ‘Pulën’, një nofkë që River e ka marr pasi për disa vite ka qenë shum e dobët mes viteve 1957-1975, kur nuk fituan tituj.

Kjo ndeshje njihet edhe si ndeshja mes të varfërve dhe të pasurve, shkruan Telegrafi.

Tifozët e Bocës janë nga klasa punëtore, kur ata të River Plates janë më të pasur.

Është e jashtëzakonshme se si këto dy klubet kanë ardhur në këtë rivalitet dhe popullaritet, pasi në futbollin e Argjentinës, ka edhe shumë klube të tjera të mëdha si Independiente, Racing, San Lorenzo dhe Old Boys Newell.

Në fakt, Independiente ka fituar shtatë tituj të Copa Libertadores, më shumë se Boca (gjashtë), River Plate (tre) apo ndonjë klub tjetër.

Kjo ndeshje futet në mesin e 20 gjërave që duhen bërë një herë në jetë, duke parë një ndeshje në “La Bombonera” ose në “El Monumental”.

Tifozët e të dy skuadrave nuk do të lejohen  të udhëtojnë në ndeshjet jashtë.

Yjet aktual dhe ata të kaluarit

Pra të shtunën, nga ora 21:00 në (koha në Evropë) të gjithë para ekraneve për ta parë ndeshjen e madhe Superclasico. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori