LAJMI I FUNDIT:

BNJVL: Parlamenti deri të hënën të gjejë zgjidhje për mandatin e kryetarëve të komunave

BNJVL: Parlamenti deri të hënën të gjejë zgjidhje për mandatin e kryetarëve të komunave

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kërkoi që Parlamenti deri të hënën të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendim për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve, sepse deri atëherë përfundon gjysma e parë e majit, kur me ligj ndalojnë të vlejnë mandatet e krytarëve të komunave dhe të këshilltarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej atje theksojnë se në pajtim me mendimet e personave profesionistë nga kjo sferë, zgjidhje e mundshme është ndryshimi i Kodit zgjedhor në të cilin në vend të gjysmës së parë të muajit maj do të vihet datë tjetër për të cilën do të arrijnë marrëveshje partitë politike në Parlament.


Nevojitet, konsiderojnë nga BNJVL, edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale, si ligj sistematik. Në të shkruan se këshilltarët zgjedhen për kohë prej katër vitesh, ndërsa kryetarët e komunave, ndërkaq, se zgjidhen çdo të katërtin vit. Kjo sipas BNJVL-së do të thotë se me ndryshimet e Kodit zgjedhor mund të zgjidhet problemi me kryetarët e komunave, përderisa për këshilltarët do të nevojitet edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale, njofton AIM.

Nëse nuk gjendet zgjidhje adekuate, theksuan nga BNJVL, qytetarëve do t’u shkurtohen të gjitha shërbimet që i marrin nga vetëqeverisja lokale, do të ndërpritet realizimi i projekteve infrastrukturore, do të vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i kopshteve të fëmijëve dhe shkollave dhe institucioneve të tjera nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale, nuk do të mund të sillen PHU, të jepen leje ndërtimi…

Në BNJVL janë optimistë dhe kanë shpresë se kjo çështje mund të zgjidhet sepse, siç theksuan, nuk guxon të lejohet shkurtimi i shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/