LAJMI I FUNDIT:

BMW tregon pjesët e zëvendësit të i8 (Foto)

BMW tregon pjesët e zëvendësit të i8 (Foto)

Kjo makinë e re, shfaqet në tërësi deri në fund të muajit

Javën që vjen prezantohet zyrtarisht BMW 8 Series Gran Coupe, ndërsa është parë më herët se si duket, në disa imazhe të rrjedhura, transmeton Telegrafi.


Ky nuk është i vetmi prezantim që do të bëjë kompania gjermane, pasi në klan e ka edhe një model tjetër. Ditëve në vijim, do ta shohim zëvendësin e i8, që është modeli tërësisht i ri Vision M Next.

Për të konfirmuar këtë model, janë shpërndarë shumë pak fotografi, që e tregojnë skicën e makinës. Mirëpo, janë të fotografuara nga afërsia e madhe dhe nuk tregojnë thuajse asgjë.

Bazuar një njërën prej fotografive, ku shihet tavani i pjerrët, mund të thuhet se është një kupe. Imazhet tjera, nuk tregojnë asgjë, vetëm mund të shihen ngjyrat që do t’i ketë.

Sipas të gjitha deri në fund të muajit, do të shfaqet kjo BMW që pritet të jetë e elektrifikuar, apo hibride, që të përshtatet me makinat moderne. /Telegrafi/