LAJMI I FUNDIT:

BMW synon fuqizimin në tregun rus

BMW synon fuqizimin në tregun rus

BMW planifikon të rrisë nivelin e prodhimit të automobilave në Rusi.

Kompania Avtotor që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me BMW-në, thuhet se synon të hapë një fabrikë të re me kapacitet për prodhimin e 100 mijë automobilave, disa nga të cilat do të jenë të BMW-së.


BMW në Rusi prodhon deri 55 mijë vetura në vit. Sipas planit më 2017 duhet të prodhohen së paku 80 mijë njësi.

Më shumë se gjysma e modeleve të shitura të BMW-së në Rusi janë shitur nga Avtotor. Modelet kryesore të BMW-së janë X5 dhe X6.