LAJMI I FUNDIT:

BMW publikon konceptin e ri në Pekin (Foto)

BMW publikon konceptin e ri në Pekin (Foto)

Kompania gjermane, BMW, ka zgjedhur edicionin e këtij viti të ‘Auto Show’ që po zhvillohet në kryeqytetin e Kinës, për të publikuar konceptin e modelit të ri.

Ky Concept Compact Sedan, pritet të jetë makina që do të dalë në shitje, pak pasi të lansohet F52 1 Series.

bm1

Nuk bëhet i ditur asnjë detaj i këtij automobili që është prezantuar në dy ngjyra të ndryshme.

Sipas mediave që shkruajnë për vetura, njëra ka ngjyrë bronz që quhet Sunglow Metalic, kurse modeli i verdhë, ka ngjyrë të njohur si Austin Yellow.

bm2

“Ngjyra është elementi më së paku i rëndësishëm i kësaj BMW-je, por nuk dihet asgjë për të”, shkruan në Auto Magazine, ku janë plasuar fotografitë. /Telegrafi/