LAJMI I FUNDIT:

BMW planifikon të sjellë M2 CS dhe M2 CSL si edicione të limituara (Foto)

BMW planifikon të sjellë M2 CS dhe M2 CSL si edicione të limituara (Foto)

Vetëm pak kohë pasi e ka lansuar modelin M2 Competition, vjen edhe pasardhësi

Vetëm pak muaj pasi e lansoi M2 Competition, si zëvendësues i modelit M2, duket se nga e njëjta linjë e prodhimit vjen një kupe edhe më e fuqishme dhe e egër, transmeton Telegrafi.

Burimi brenda fabrikës së BMW-së në Mynih, ka bërë të ditur për BMW Blog, se po përgatitet një edicion i limituar i M2 CS, por vetëm për tregun amerikan.

Për këtë makinë që do të jetë më e lehtë se M2 Competition, shpërndarjet pritet të fillojnë që nga muajt e parë të vitit 2020.

Humbja e peshës nuk ka qenë e lehtë për këtë makinë, pasi e ka motorin e M4 të rëndë dhe të fuqishëm, që ofron deri në 425 kuajfuqi.

Nga i njëjti burim, bëhet e ditur se në edicion të limituar, do të lansohet edhe M2 CSL, por disa muaj më vonë.

Sikurse E46 M3 CSL edhe M2 CSL do të jetë shumë më i lehtë, i fuqishëm dhe me shumë përparësi teknologjike.

Këto lajme nuk janë konfirmuar, vetëm se kohë më parë, BMW ka bërë të ditur se është e interesuar të kthejë brendin CSL për ta zëvendësuar GTS. /Telegrafi/