LAJMI I FUNDIT:

BMW përgatit serinë e re 1 (Foto)

BMW përgatit serinë e re 1 (Foto)

Gjenerata e tanishme e brezit të dytë, Seria 1, është në shitje që nga viti 2011 dhe është ridizajnuar në vitin 2015.

Për BMW, viti 2018 është i rëndësishëm për risitë të shumta, ndër të cilat janë disa modele që shfaqen për herë të parë në rangun e prodhuesit gjerman, siç është SUV X7, premiera e të cilit është caktuar për vjeshtë.

Kompania në fillim të vitit lansoi BMW 8 Series Coupe, dhe deri në fund të gushtit pritet edhe premiera e modelit të ri Z4. Kësaj do t’i shtohet edhe seria e tretë e BMW-së, e cila do të prezantohet në panairin e veturave në Paris që do të mbahet në muajin tetor.

Përveç ka shumë modeleve të reja, nuk është çudi që gjenerata e ardhshme e Serisë 1, e cila është kryesisht në përgatitje, deri tani ka marrë më pak hapësirë në media. Që nga fillimi dihet se hatchback kompakt BMW ndryshon në sajë të platformës së re mekanike UKL që ajo ndan me automjete e brendit MINI.

Fokusi në modelin e ri do të jetë rritja e hapësirës për pasagjerë në ulëset e pasme dhe bagazhi më i madh, të cilat në dy gjeneratat e para konsideroheshin disavantazh.

Kur është fjala për versionin më të fortë të M140i, ndryshe nga modeli aktual me gjashtë cilindra, do të ketë një motor me katër cilindra 2.0 litra që siguron 320-340 kuaj fuqi.

Në epokën e heqjes së versioneve me tre dyer të modelit hatchback, spekulohet se seria 1 BMW në gjeneratën e ardhshme do të jetë vetëm në dispozicion me 5 dyer.

Modeli i ri pritet të debutojë deri në fund të vitit dhe njëri nga termini i mundshëm i premierës botërore është fillimi i tetorit dhe panairi i veturave në Paris. /kp/Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori