LAJMI I FUNDIT:

BMW ofron pjesë shtesë për X3 M dhe X4 M (Foto)

BMW ofron pjesë shtesë për X3 M dhe X4 M (Foto)

Linja e re pjesëve nga M Performance, i bënë këto makina më të bukura se që janë dukur më parë

Me lansimin e X3 M dhe X4 M të ri, është parë dukja e mahnitshme dhe shumë më agresive që i ka dhënë M Performace modeleve të reja, transmeton Telegrafi.


Atyre që nuk iu përshtatet dukja e tanishme, prodhuesi gjerman është kujdesur t’ju ofrojë pjesë shtesë, që ta kompletojnë makinën sipas dëshirës së tyre.

Katalogu fillon me shumë aksesorë të jashtëm, të punuar metali me fibra karboni. Aty përfshihet grilli ri, ventilatorë dhe pragje dyersh, të gjitha nga metali i lehtë.

Për X3 M ofron edhe një krah i ngusht për pjesën e pasme, derisa në X4 M vetëm një pjesë pak më e ngritur. Mund të vendosen edhe vizatime, apo mbishkrime të ndryshme, derisa ka oferta edhe për enterier.

Timoni mund ta ketë mbështjellësin e lëkurës nga M Performance Pro, frenat dhe ndërruesi i shpejtësive mund të jenë me fibra karboni, si dhe ofrohen shtoja të reja.

Kur hapen dyert, janë dritat LED që ndiçojnë hapësirën dhe krijojnë shenjën e veturës, ndërsa ofrohen edhe mbështjellës për rrota dhe mbajtës metali për çelësa.

Të gjitha pjesët shtesë nga BMW, mund të vendosen në X3 M dhe X4 M, duke filluar që nga versionet bazë. /Telegrafi/