LAJMI I FUNDIT:

BMW-në që ia bleu e dashura, e përplasi për muri pak orë më vonë (Foto)

BMW-në që ia bleu e dashura, e përplasi për muri pak orë më vonë (Foto)

Andy Heathcote nga Mançesteri i Anglisë, e ka përplasur BMW-në e re që ia bleu e dashura, në murin e një shtëpie të një çifti pensionistësh.

Me këtë rast ai i ka shkaktuar 25 mijë funte dëme objektit të banimit, si dhe e ka dëmtuar në masë të madhe veturën që iu dhurua pak orë më herët, transmeton Telegrafi.


Mësohet se 32-vjeçari ka qenë i dehur kur e ka humbur kontrollin mbi timon, derisa lëvizte me shpejtësi të lartë.

Meqenëse jastëkët me ajër janë hapur shpejtë, ai nuk ka marrë ndonjë lëndim, e banorët e shtëpisë nuk kanë qenë në pjesën ku ndodhi përplasja.

Shoferi pritet të dënohet deri në dy vjet marrje të licencës për vozitje, si dhe dënim për lëvizje në gjendje të dehur. /Telegrafi/

The BMW smashed through the front door of the house

The BMW smashed through the front door of the house