LAJMI I FUNDIT:

BMW më në fund njofton integrimin e Auto Android

BMW më në fund njofton integrimin e Auto Android

BMW më në fund do të fillojë integrimin e Android Auto në veturat e tij duke filluar nga korriku i vitit 2020.

Dhe jo vetëm kaq, por do të jetë Android Auto me WiFi, duke e bërë BMW-në një nga makinat e pakta që ofrojnë mundësinë e informacionit nga Google në ekranin e saj.


Android Auto do të shfaqet në të gjitha automjetet BMW të pajisura me versionin 7.0 të softuerit të kompanisë në veturë (iDrive) dhe pajisjes “Live Cockpit Professional” të kompanisë, të cilat janë në dispozicion në të gjitha seritë 2019/2020, Serie 3, Serie 5, Serie 7, dhe Serie 8 Sedan, si dhe SUV-të më të rinj X3, X5 dhe X7.

Do të jetë gjithashtu i disponueshëm në SUV 2020 X6.

Meqenëse është versioni me WiFi i Android Auto, pronarët do të duhet të përdorin telefonat inteligjentë Pixel, Nexus ose Samsung, transmeton Telegrafi.

BMW është një nga prodhuesit më të fundit të mëdhenj automatik të Android Auto, veçanërisht pasi Toyota njoftoi në fillim të këtij viti se më në fund po shtonte funksionalitetin (së bashku me Apple CarPlay) në disa nga modelet e veta të vitit 2020.

Sa i përket asaj se pse u desh kaq shumë kohë për të përqafuar Android Auto, një zëdhënës i BMW-së thotë se “shumica e klientëve tanë po përdorin pajisje mobile iOS” vitet e fundit, kështu që “Apple CarPlay ishte fokusi ynë kryesor”. /Telegrafi/