LAJMI I FUNDIT:

BMW M po punon në hibridin X8, që do jetë më i shtrenjtë se modelet e deritanishme

BMW M po punon në hibridin X8, që do jetë më i shtrenjtë se modelet e deritanishme

Fokusi i BMW M, është ky hibrid i elektrifikuar, që pritet të jetë shumë i fuqishëm dhe luksoz

Kur shumë makina janë duke u kthyer në hibride apo pjesërisht elektrike, megjithëse pritej, modelet M2, M3 dhe M4 nga BMW nuk do ta kenë këtë tretman, transmeton Telegrafi.


Makina SUV si X5 M, mund të kthehet në një hibrid elektrik, mirëpo i duhet të shtojë nivelin e teknologjisë, derisa të reduktojë shumë peshën.

“Jemi duke punuar X8 të ri, që është një SUV hibrid, që do të mbushet me rrymë. Kjo makinë është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë zyrtari i lartë për BMW M, Markus Flasch.

Nëpërmjet këtij modeli, BMW planifikon të rivalizojë me Audi RS Q8, Mercedes-AMG GLE 63 dhe Porsche Cayenne Turbo.

Brenda pritet ta ketë motorin me 3.0 litra që prodhon 286 kuaj fuqi, që në kombinim me një motor elektrik me 113 kuaj fuqi, do të ketë kapacitet të përgjithshëm prej 394 kuaj fuqive.

Derisa X7, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin brenda  5.2 sekondave, X8 pritet të jetë edhe më i shpejtë.

Teknologjia e lartë dhe fuqizimi që do të ketë, pritet ta bëjnë BMW X8 të jetë më e shtrenjtë se modelet e deritanishme, që kanë çmim fillestar prej 67 mijë eurove. /Telegrafi/