LAJMI I FUNDIT:

BMW iX2 që mbushet me rrymë është parë duke u testuar në mot të ftohtë

BMW iX2 që mbushet me rrymë është parë duke u testuar në mot të ftohtë

Tashmë dihet sigurt, se BMW do të sjellë nga linja X2 një makinë që mbushet me rrymë

I prezantuar para dy vitesh, BMW X2 ishte crossover kompakt, i dizajnuar që t’ju pëlqejë të rinjëve, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ishte thënë se do të jetë një makinë hibride, por reporterët e kanë parë si një makinë që mbushet në tërësi me rrymë, derisa po testohej në mot të ftohtë në Suedi.

Ky është BMW iX2, që do t’i bashkohet modele të ngjashme si i4 dhe iX3, që do t’i shtohen tregut të makinave elektrike.

Megjithëse ishte konfirmuar makina që mbushet me rrymë nga linja X1, nuk thuhetj se do të ketë një të ngjashme nga linja X2.

Por, duke parë se ky model është shumë i kërkuar në treg dhe kërkesa për makina që mbushen me rrymë po shkon duke u rritur, BMW ka vendosur që ta bëjë edhe këtë ndryshim.

Vetura që ka ngjashmëri me modelet e mëparshme nga X2, ishte e zbuluar në tërësi, vetën se kishte disa shtresa në dritat për mjegull. /Telegrafi/