LAJMI I FUNDIT:

BMW feston ditëlindjen e 50-të të njësisë M, me një version të veçantë

BMW feston ditëlindjen e 50-të të njësisë M, me një version të veçantë

Në tregun evropian arrin seria e kufizuar e BMW M4 50 Jahre Edition. Prodhuesi bavarez po shënon jubileun – gjysmë shekulli të njësisë sportive të veturës M.

Një prej veturave që BMW, do të festojë ditëlindjen e 50-të të kësaj njësie është M4 50 Jahre Edition, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë do të jetë e disponueshme për blerësit në Evropë në pesë nuansa të ndryshme: Carbon Black, Macao Blue, Brand Hatch Grey, Imola Red dhe San Marino Blue.

Në tregun kinez M4 50 Jahre Edition do të ofrohet edhe me dy ngjyra tjera: Fire Orange dhe Stratus Grey, ku do të nderohet një lloj tigri i këtij vendi.

Të gjitha njësitë e BMW M4 nga kjo seri e kufizuar, gjithashtu do të kenë karakteristika të veçanta në brendësi, përfshirë panelet në pragje të dyerve me mbishkrimin “Edition 50 Jahre BMW M” si dhe pllakën e metaltë në konzolën qendrore me të njëjtin mbishkrim.

M4 50 Jahre Edition është i bazuar në BMW M4 Competition. Si i tillë, nën kapak ka motorin 3 litërsh me gjashtë cilindra dhe dy turbo-charger, që i mundësojnë të prodhojë 510 kuaj-fuqi.

BMË thotë se seria e veçantë jubilare do të jetë e kufizuar – duke mos precizuar saktë numrin e njësisë që do të prodhohet. /Telegrafi/