LAJMI I FUNDIT:

BMW 5 Series kapet duke u testuar, ndryshime të dukshme në krahasim me modelin e tanishëm

BMW 5 Series kapet duke u testuar, ndryshime të dukshme në krahasim me modelin e tanishëm

Me ndryshimet e reja, është larguar grilli gjigant që nuk pëlqehej aq shumë

Tashmë dihet se BMW është duke bërë disa ndryshime, në modelin e ri 5 Series, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, kjo makinë është parë me shtresa shumë të mëdha kamuflazhi, që i ngatërruan të gjithë, duke i bërë të mendojnë se do të ketë grill gjigant sikurse X7.

Por, kjo makinë është parë sërish dhe shtresa të lehta kamuflazhi, duke vënë në pah ndryshimet që janë mjaft të dukshme.

Krahasuar me modelin e tanishëm, 5 Series i ri e ka grillin shumë ëm të vogël, dritat më të ngushta, derisa kapaku dhe pjesa e pasme ka linja të ndryshuara, që të duket sa më i ri.

Brendësia e makinës nuk ka arritur të fotografohet, por kur kjo makinë u pa herën e kaluar, kishte një ekran gjigant, që besohet se do ketë sistem të ri të infoteitment.

Motori i kësaj makine, pritet të jetë i njëjtë me modelin e tanishëm, që ofron deri në 523 kuaj fuqi, ndërsa i riu pritet ta ofrojë edhe versionin hibrid.

Versioni i ri i BMW 5 Series, duket se është gati për prodhim dhe mund të lansohet deri më 2021, apo edhe më herët. /Telegrafi/